Moti sot kryesisht me diell, pasdite pritet shtim i vranësirave

27.02.2024

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave.

Moti sot kryesisht me diell, pasdite pritet shtim i vranësirave Foto: Ilustrim

 Në jug të vendit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-42 km/h.