Moti sot kryesisht me diell, pasdite me pak vranësira lokale

Në fundjavë ngrohtë, sot do të mbajë mot kryesisht me diell e ditën e diel me mundësi për reshje lokale shiu.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditëve të para të javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, por i ngrohtë, e orëve të pasdites priten mundësi për reshje lokale shiu, të cilat ditën e hënë mund të shoqërohen edhe me bubullima, bën të ditur PW.

25.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vranësira kalimtare, ndërsa pasdite me pak vranësira lokale.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimale nga 20C deri në 24C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-9m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

RAPORTO