Moti sot kryesisht me diell, parashikohet që vende–vende të ketë edhe riga shiu

17.08.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se prej ditës së sotme (e martë) përpos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë. Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë së martës parashihen të lëvizin ndërmjet […]

Moti sot kryesisht me diell, parashikohet që vende–vende të ketë edhe riga shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se prej ditës së sotme (e martë) përpos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.

Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë së martës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10:00-17:00, ose të përdorim masat mbrojtëse.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.