Moti sot kryesisht me diell

06.05.2024

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, ka parashikuar për sot mot kryesisht me diell.

Moti sot kryesisht me diell Foto: Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.