Moti sot kryesisht i vranët herë-herë intervale me diell

16.05.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Sipas institutit, si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 […]

Moti sot kryesisht i vranët herë-herë intervale me diell Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.

Sipas institutit, si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.