Moti sot, kryesisht i vranët e me reshje shiu dhe bore

Moti sot, kryesisht i vranët e me reshje shiu dhe bore
Çlirim Gashi

04.04.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Koosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Temperaturat do të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstreme. Minimalet ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

RAPORTO