Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi

Fundjava me mot më të freskët dhe shi. Java e ardhshme vazhdon me mot të ndryshueshëm pranveror, mundësi për reshje lokale shiu.

Në fundjavë, depërtimi i fushave të presionit të ulët me masa më të freskëta ajrore nga Atlantiku, do të kushtëzojë mot më të freskët, të vranët dhe me shi. Temperaturat do të pësojnë rënie.

Nën kushtet meteorologjike të parashikuara për fundjavë, me qarkullim të mjaftueshëm ajror dhe të reshura, vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave të mira.

Parashikimi i motit për sot:

2.05 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive dhe mund të shoqërohen me bubullima.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 9C, e nga dita e hënë do të zbresin edhe deri në 3C. Temperaturat maksimale në fundjavë do të zbresin deri në 15C, e në fillim të javës do të rriten deri në 20C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 3-11m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga dita e diel sërish do të shënojë rritje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.