Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

10.12.2021

Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje. Në viset kodrinor-malore me lartësi mbidetare mbi 800 metra reshjet do të jenë në formë dëbore. Të shtunën reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe mesatarisht i lartë, […]

Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu Foto: Ilustrim

Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje. Në viset kodrinor-malore me lartësi mbidetare mbi 800 metra reshjet do të jenë në formë dëbore.

Të shtunën reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe mesatarisht i lartë, duke krijuar mundësi që në disa zona të shkaktojnë vështirësi.

Të dielën reshjet parashihen të jenë në formë dëbore për shkak të masave të ajrit të cilat vijnë nga veriu i kontinentit dhe bashkë me këto ndryshime priten edhe ulje në fushat termike, kryesisht në vlerat e minimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Java e ardhshme parashihet me më pak reshje, por sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.