Moti sot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

29.11.2021

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta diellore ditën e mërkurë. Reshjet e shiut kanë filluar dje për të vazhduar gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën. Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale. […]

Moti sot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu Foto: Ilustrim

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta diellore ditën e mërkurë.

Reshjet e shiut kanë filluar dje për të vazhduar gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën.

Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale. Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.