Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

20.05.2024

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu Foto: Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 15 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-8m/s, që në disa vende do të sjellin reshje shiu.