Moti sot kryesisht i vranët
14.01.2025
Agjencia Meteorologjike ka njoftuar se për ditën e martë parashikohet një mot kryesisht i vranët në të gjithë vendin.
Foto: Ilustrim
Sipas parashikimeve, reshjet e borës pritet të jenë të izoluara, por më të dukshme në zonat malore.
Era do të fryjë me intensitet të ndryshëm gjatë ditës, duke ndryshuar drejtime. Megjithatë, era më dominuese do të jetë ajo nga verilindja, e cila në disa raste mund të jetë e fortë, duke arritur shpejtësinë deri në 43 kilometra në orë.
Temperaturat minimale për të martën parashikohen të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -1 deri në 2 gradë Celsius.