Moti sot i vranët, vende-vende me riga shiu

13.10.2022

Përmes një njoftimi për media, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave, ato mbesin pothuaj konstante […]

Moti sot i vranët, vende-vende me riga shiu

Përmes një njoftimi për media, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me pak rreze dielli.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave, ato mbesin pothuaj konstante me ditët tjera.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Etiketat

Ofertat e fundit