Moti sot i vranët e relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave

03.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës […]

Moti sot i vranët e relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave Foto: Cloud in blue sky

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.