Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

16.05.2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu Foto: Ilustrim

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes”, njofton IHMK.