Moti sot i vranët dhe me shi

09.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IMHK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit dhe kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se […]

Moti sot i vranët dhe me shi Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IMHK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit dhe kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se në vend parashihen vranësira të ç’rregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes.