Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Ndërsa të shtunën parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.