Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, temperaturat në rritje

26.04.2024

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, temperaturat në rritje Foto: Ilustrim

 Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 4 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jen relativisht të mira.