Sot mot i vranët dhe me intervale me diell

Sot mot i vranët dhe me intervale me diell
Eurolinda Zenelaj

21.04.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot dhe nesër, ku pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK-ja ka bërë të ditur se të mërkurën dhe të enjten në vendin tonë do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell, ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.

RAPORTO