Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

12.03.2021

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. “Deri të dielën vendi ynë do të vazhdoj […]

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

“Deri të dielën vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Ndonëse në ditët vijuese parashihet rënie graduale të vlerave barike, por që temperaturat minimale mbeten të ulëta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHMK.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira, përveç mëngjesit të së premtes ku ekziston rreziku që për shkak të ngricave të dëmtohen disa pemë të cilat ditë më parë kishin lulëzuar!.