Moti sot i ngrohtë dhe me diell, temperaturat deri në 19 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot stabil, kryesisht me diell dhe i ngrohtë, të shtunën me vranësira kalimtare.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga e diela, një front i ftohtë nga verilindja e kontinentit do të shtrihet përgjatë rajonit, që pritet të sjellë kushte për reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Sipas PW, temperaturat mbeten në rritje deri të martën.

24.04.2020 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore pak vranësira lokale. Temperaturat në vise të ulëta 2C deri 19C, e në vise malore 0C deri 11C. Erë e lehtë nga verilindja 2-5m/s. Indeksi UV: 8.

RAPORTO