Moti sot i kthjellët dhe me diell

Deri në fundjavë kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Në fillim të javës së ardhshme priten reshje shiu, temperaturat në rënie.
Cilësia e ajrit ditën e sotme është përmirësuar duke zbritur edhe në vlera të mira. Ditëve të ardhshme vlerat ditore do të luhaten përreth vlerave mesatare, por kohëpaskohe vlerat e çastit vende-vende mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.
16.04 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë me ngrica, e ditën mot i ngrohtë.
Temperaturat minimale ditën e enjte mund të zbresin deri në -1C, e deri në fundjavë do të rriten në 7C. Temperaturat maksimale në rritje, nga 19C deri në 24C.
Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet lart mbi vlera normale, e nga dita e premte do të pësojë rënie graduale.