Moti sot i ftohtë – kryesisht vranët dhe me reshje të vazhdueshme shiu

Java në vijim fillon me ulje temperaturash, vranësira dhe reshje shiu. Në fundjavë më shumë intervale me diell.

Në pjesën e parë të javës së tretë të muajit prill pritet ndryshim i situatës sinoptike, në krahasim me ditët e shkuara. Fusha të presionit të ulët që do të depërtojnë mbi Mesdhe do të sjellin vranësira dhe të reshura shiu mbi vendin tonë. Ndërkohë që nga verilindja e kontinentit do të shtrihen masa më të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat, por jo në vlera negative. Reshjet e shiut gjatë ditës së martë do të jenë më të vazhdueshme, e vonë gjatë natës në vise të larta malore priten edhe reshje bore. Deri të enjten reshjet gradualisht do të pushojnë.

21.04 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar. Minimale nga 10C deri në 4C, e maksimalet nga 20C, të hënën, deri në 9C, të martën dhe mërkurën. Në pjesën e dytë të javës rritje graduale deri në 16C.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga verilindja 6-13m/s.

RAPORTO