Moti sot – gjatë ditës me vranësira dhe në mbrëmje priten reshje shiu

Ditët e fundit e muajit mars do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje lokale shiu, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje.

Pas masave të ftohta polare që sollën mot dimëror ditëve të fundit, nga dita e nesërme mbi Itali do të depërtojë një vorbull ciklonike nga Afrika veriore, që ditëve të ardhshme në vendin tonë sjell kushte për mot kryesisht të vranët, e kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta shiu, ndërsa në vise malore borë.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “me afrimin e kësaj vorbulle, mbi vend do të depërtojnë masa të ngrohta ajrore që favorizojnë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Cilësia e ajrit do të luhatet përreth vlerave mesatare, e nga dita e premte kohë pas kohe do të kaloj edhe në vlera të pashëndetshme”.

Prandaj sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në mbrëmje pritet të ketë riga lokale shiu.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.