Moti sot e gjatë javës – më shumë diell e më pak vranësira

12.04.2022

Përmirësimi i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Nga IHK kanë bërë të ditur se do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, këto më të theksuara përgjatë relievit malor. Ndërkaq për sa i përket reshjeve, nga IHK kanë njoftuar se […]

Moti sot e gjatë javës – më shumë diell e më pak vranësira Foto: Ilustrim

Përmirësimi i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Nga IHK kanë bërë të ditur se do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, këto më të theksuara përgjatë relievit malor.

Ndërkaq për sa i përket reshjeve, nga IHK kanë njoftuar se nuk parashihen reshje të asnjë forme brenda kësaj periudhe pesëditësh të parashikimit.

Për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri -3 gradë Celsius.

Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri +7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.