Moti për sot, reshje të dobëta bore dhe riga shiu

30.11.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë deri ditën e premte. Reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të […]

Moti për sot, reshje të dobëta bore dhe riga shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë deri ditën e premte. Reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë.

Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit.

Në fushat termike pritet të ketë luhatje, duke bërë që mëngjeset të regjistrojnë vlera negative të temperaturave dhe ngrica të lehta, ndërsa si pasojë e rrezeve të diellit të cilat gjatë ditës do të jenë prezent, kushtet për mjegull të radiacionit (rrezatimit diellor) mbeten të njëjta si javën paraprake.

Mbi territorin tonë parashihet të fryjë erë nga veriu dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s.