Moti për sot, mëngjesi me ngrica dhe temperaturat minimale -9°C

20.01.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së bëhet e ditur se në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet […]

Moti për sot, mëngjesi me ngrica dhe temperaturat minimale -9°C Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së bëhet e ditur se në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.