Moti për javën e fundit të tetorit, këto do të jenë temperaturat minimale dhe maksimale

23.10.2022

Ashtu sikur gjatë ditëve të fundit, edhe java e fundit e tetorit pritet të ketë mot të ngrohtë, stabil e të thatë. Siç ka njoftuar “Prishtina Weather”, në pesë ditët e ardhshme, moti do të jetë me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa […]

Moti për javën e fundit të tetorit, këto do të jenë temperaturat minimale dhe maksimale Foto: Ilustrim

Ashtu sikur gjatë ditëve të fundit, edhe java e fundit e tetorit pritet të ketë mot të ngrohtë, stabil e të thatë.

Siç ka njoftuar “Prishtina Weather”, në pesë ditët e ardhshme, moti do të jetë me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24 deri 26 gradë Celsius.

Këto temperatura do të zbresin gradualisht në 20 gradë Celsius, megjithatë mbeten më të larta nga mesataret.