Moti për dy ditët e ardhshme, vranët dhe me reshje të dobëta bore

12.01.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në dy ditët e ardhshme do të mbajë kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta bore. IHMK-ja bënë të ditur se reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore. Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për […]

Moti për dy ditët e ardhshme, vranët dhe me reshje të dobëta bore Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në dy ditët e ardhshme do të mbajë kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta bore.

IHMK-ja bënë të ditur se reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.

Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.