Moti për dy ditët e ardhshme, mundësi për reshje shiu dhe bore

24.12.2020

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira prej të cilave do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore. Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj në […]

Moti për dy ditët e ardhshme, mundësi për reshje shiu dhe bore Foto: Reshjet e Borës në Shirokë (SuharekaOnline)

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira prej të cilave do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore.

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj në prishjen e ekuilibrit termik në të dy vlerat ekstreme. Nga ana tjetër vranësirat të cilat gjenden për momentin mbi territorin tonë do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore.

Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat do të jenë të larta mbi vlerat e mesatareve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-11gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9m/s./SuharekaOnline/