Moti në Kosovë gjatë fundjavës dhe ditëve pasuese

Edhe në fundjavë mbetet mot stabil, me diell dhe pak vranësira gjatë ditës. Ditën e martë më freskët, priten edhe reshje të dobëta shiu

Rajoni ynë mbetet nën ndikimin e zonave anticiklonike edhe ditëve të fundjavës. Do të mbajë mot stabil, derisa një front i ftohtë që do të kalojë në lindje të rajonit, sjellë vranësira të pakta, mirëpo pa të reshura. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, bën të ditur PW.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditën e martë një front i ftohtë nga Evropa Qendrore do të kalojë edhe mbi vendin tonë, e nën këto kushte do të mbajë mot më i freskët, me erë dhe me vranësira. Priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe për borë.

Sipas PW, cilësia e ajrit do të sillet përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe do të kalojë edhe në vlera të pashëndetshme. Nga dita e martë do të zbresë edhe në vlera të mira.

Parashikimi për periudhën 11-15 prill:

11.04- Ngrohtë, me diell, e gjatë ditës edhe me vranësira.

12.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Gjatë ditës pak vranësira.

13.04 – Në mëngjes kryesisht kthjellët. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

14.04-15.04 – Ditën e martë më freskët dhe me erë. Kryesisht me vranësira, gjatë ditës riga lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë dhe reshje të dobëta shiu. Të mërkurën në mëngjes vranësira të pjesshme, të cilat gjatë ditës do të shpërndahen. Në mbrëmje kthjellët.

Temperaturat minimale do të sillen nga 4C deri në 7C, e maksimalet nga 20C deri në 22C. Të martën dhe mërkurën maksimalet do të zbresin në 15C deri 12C, e minimalet edhe deri në 2C.

Të shtunën do të fryjë erë mesatare nga verilindja 5-10m/s, e nga dita e diel nga krahu jugor 2-6m/s, e prej ditës së hënë mesatarisht e fuqishme 5-15m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres përreth vlerave normale.

RAPORTO