Moti në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme

Fusha të paqëndrueshme do të mbesin edhe ditëve në vijim mbi vendin tonë: Të premten pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira, e orëve të pasdites me mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se në fundjavë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të shtrihen në rajon, që ditën e shtunë sjellin mot më të freskët dhe me shi, e orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të shtrëngatave me shi. Temperaturat në rënie.

Cilësia e ajrit do të luhatet kryesisht përreth vlerave të mira, paralajmëron PW.

Parashikimi për periudhën 1-2 maj:

1.05.2020 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 21C, e në vise malore 5C deri 14C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 6.

2.05.2020 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me shi. Ditën priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 16C, e vise malore 5C deri 11C. Erë mesatare jugperëndimi 4-9m/s, me hove deri në 11m/s. Indeksi UV: 3.

RAPORTO