Moti ndryshon nesër: Vranësira dhe shi, por edhe rritje temperaturash
Kosova do të përjetojë një ndryshim të ndjeshëm të motit nesër, me një kombinim të vranësirave, intervaleve me diell dhe mundësisë për reshje të kufizuara.
Sipas parashikimit të meteorologëve, dita do të fillojë me vranësira të shumta, por me intervale të shkurtra me diell. Gjatë ditës, ekziston mundësia e ndonjë rigë ose rrebeshi afatshkurtër shiu, kryesisht në pjesët më të ulëta të vendit.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, një sistem frontal që po lëviz nga veriperëndimi do të sjellë ndryshime të mëdha në kushtet atmosferike. Reshjet e shiut do të intensifikohën, duke u bërë të dendura në shumë zona. Në viset malore, pritet të ketë reshje të dendura bore, ndërsa në disa zona mund të kemi edhe reshje të përziera.
Për shkak të rrymimeve të fuqishme të ajrit nga jugu, temperaturat do të shënojnë një rritje të ndjeshme gjatë ditës. Maksimumi i temperaturës mund të arrijë deri në 9 ose 10 gradë Celsius në disa zona. Kjo do të jetë një ndryshim i dukshëm në krahasim me ditët e mëparshme kur temperaturat kanë qenë më të ulëta.