Mot stabil deri në fundjavë, të dielën rikthehen reshjet e shiut

22.01.2020

Sipas PW, deri në fundjavë mot stabil, pa reshje, në mëngjes ngrica. Në fundjavë më butë, e nga dita e diel priten reshje shiu. 22.01.2020 – Rajoni ynë mbetet nën fusha të presionit të lartë, që kushtëzojnë mot stabil, kryesisht të kthjellët dhe pa të reshura. Ditën e enjte masa më të ftohta ajrore nga […]

Mot stabil deri në fundjavë, të dielën rikthehen reshjet e shiut Foto: Ilustrim

Sipas PW, deri në fundjavë mot stabil, pa reshje, në mëngjes ngrica.

Në fundjavë më butë, e nga dita e diel priten reshje shiu.

22.01.2020 – Rajoni ynë mbetet nën fusha të presionit të lartë, që kushtëzojnë mot stabil, kryesisht të kthjellët dhe pa të reshura. Ditën e enjte masa më të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit sjellin përkohësisht mot të ftohtë dhe rënie të lehtë temperaturave maksimale.
Nga dita e premte dhe fundjavë rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të kushtëzojnë mot të butë dhe rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Nga dita e diel, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë nga Italia, që pritet të sjellin mundësi për shi, e në vise malore mbi 1500m borë.

Kushtet meteorologjike ditëve në vijim pritet të jenë më të favorshme, sa i përket qarkullimit ajror, e vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin edhe në vlera mesatare, por kohëpaskohe do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

23.01 – Paradite vransira kalimtare, e gjatë ditës kryesisht me diell. Në vise të ulëta vende-vende mundësi për mjegull.
24.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet përgjatë ditës.
25.01-26.01 – Të shtunën vransira dhe intervale me diell, e gjatë ditës më butë. Ditën e diel kryesisht me vransira dhe më butë. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.
27.01 – Kryesisht vranët. Në mëngjes shi, e ditën reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -8C deri -5C, e në fundjavë do të rriten deri në +2C, ndërsa maksimalet në rritje graduale dhe do të luhaten nga 4C deri në 9C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, mirëpo mbetet lartë mbi vlera normale.