Mot sot me diell e gjatë ditës edhe me vranësira

Edhe në fundjavë mbetet mot stabil, me diell dhe pak vranësira gjatë ditës.

Rajoni ynë mbetet nën ndikimin e zonave anticiklonike edhe ditëve të fundjavës. Do të mbajë mot stabil, derisa një front i ftohtë që do të kalojë në lindje të rajonit, sjellë vranësira të pakta, mirëpo pa të reshura. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, bën të ditur PW.

Sipas PW, cilësia e ajrit do të sillet përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe do të kalojë edhe në vlera të pashëndetshme. Nga dita e martë do të zbresë edhe në vlera të mira.

Temperaturat minimale do të sillen nga 4C deri në 7C, e maksimalet nga 20C deri në 22C. Të martën dhe mërkurën maksimalet do të zbresin në 15C deri 12C, e minimalet edhe deri në 2C.

Do të fryjë erë mesatare nga verilindja 5-10m/s, e nga dita e diel nga krahu jugor 2-6m/s, e prej ditës së hënë mesatarisht e fuqishme 5-15m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres përreth vlerave normale.

RAPORTO