Mot sot me diell dhe pjesërisht i vranët

07.05.2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Mot sot me diell dhe pjesërisht i vranët Foto: Ilustrim

Sipas Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Kurse parashikohet që e mërkura të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende  parashihen të sjellin reshje  shiu të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.