Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu

25.04.2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu Foto: Ilustrim

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, njofton IHMK.