Mot pranveror, temperaturat deri në 18°C

04.03.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot pranveror. IHMK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit. Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin […]

Mot pranveror, temperaturat deri në 18°C Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot pranveror.

IHMK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.

Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.