Mot pranveror, temperaturat deri në 17°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të jetë me mot kryesisht pranveror.

IHMK-ja thotë se kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.

RAPORTO