Mot pranveror, temperatura deri në 18 gradë Celsius

03.03.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot pranveror gjatë këtyre dy ditëve IHMK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit. Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do […]

Mot pranveror, temperatura deri në 18 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot pranveror gjatë këtyre dy ditëve

IHMK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.

Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.