Mot me vranësira e me shi, këto janë temperaturat për ditën e sotme

05.01.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi herë-herë edhe intervale me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë. Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve […]

Mot me vranësira e me shi, këto janë temperaturat për ditën e sotme Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi herë-herë edhe intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë.

Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet 2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.