Sot dhe ditëve në vijim do të vazhdojë të mbajë mot dimëror, me temperatura të ulëta ndjeshëm nën vlera mesatare.
Nga orët e vona të natës së sontme dhe ditën e martë do të vazhdojnë reshjet e borës, që pritet të formojnë edhe shtresë bore.
Gjatë ditës vende-vende në vise të ulëta reshjet e borës do të përzien edhe me shi. Mot i ftohtë me borë dhe shi do të mbajë edhe gjatë ditës së mërkurë.
Nga dita e enjte mbi vend do të shtrihen fusha të presionit të ulët dhe masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu, të cilat sjellin kushte për reshje shiu, derisa temperaturat gradualisht do të rriten afër vlerave mesatare.
Kushtet meteorologjike që parashihen në dy ditët në vijim, me qarkullim të mjaftueshëm ajror, do të mbajnë vlerat e cilësisë së ajrit rreth vlerave mesatare dhe të mira.
24.03.2020 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me borë kohëpaskohe. Gjatë ditës në vise të ulëta reshje të përziera shiu dhe bore, kryesisht kah Dukagjini.
Temperaturat në vise të ulëta -4C deri 4C, e në vise malore -7C deri -2C. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2.
25.03.2020 – Ftohtë, kryesisht vranët. Në mëngjes dhe paradite vende-vende vazhdojnë reshjet e borës, e në vise të ulëta nga Dukagjini të përziera edhe me shi. Ditën reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje mundësi për reshje të përziera shiu dhe bore.
Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 5C, e vise malore -7C deri -1C. Erë mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 2.