Mot më i butë në javën e parë të nëntorit, kryesisht me vransira, temperaturat deri në 19°C

Javën e parë të nëntorit vendi ynë mbetet nën dominimin e fushave anticiklonike që shtrihen përgjatë Mesdheut, ndërsa masa të ngrohta ajrore sjellin mot më të butë dhe rritje të temperaturave mbi vlera mesatare.

Pritet të mbajë mot me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, mbrëmjen e së martes dhe nga dita e enjte.

Prej ditës së enjte dhe premte depërtimi i masave më të freskëta ajrore nga verilindja e kontinentit, do të zbres temperaturat lehtë nën vlera mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të shkuara zbriti edhe në vlera të mira, e ditëve të para të javës në vijim do të luhatet përreth vlerave mesatare, por kohëpaskohe do të përkeqësohet edhe në vlera të pashëndetshme.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 10C, e ato maksimale nga 17C deri 19C, e prej së enjtes zbresin në 14C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare, të hënën nga jugperëndimi 1-7m/s, e ditëve tjera nga krahu verior 1-6m/s.Shtypja atmosferike mbet mbi vlera normale, me tendencë të rritjes.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.