Mot me diell, temperaturat minimale shënojnë rënie

13.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë kjo javë do të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike dhe kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se do të ketë orë më shumë me diell se […]

Mot me diell, temperaturat minimale shënojnë rënie Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë kjo javë do të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike dhe kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit, ndërkaq sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.