Mot me diell, nga e premtja rritje e temperaturave
- 19.05.2022
- 0 komente
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell, ndërsa nga e premtja pritet ngritje e temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.
KOMENTE0
Leave a Reply