Mot me diell në dy ditët e ardhshme, temperaturat deri në 17°C

23.02.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. IHMK-ja bën të ditur se në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta. Në dy ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin […]

Mot me diell në dy ditët e ardhshme, temperaturat deri në 17°C Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHMK-ja bën të ditur se në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.

Në dy ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës.