Mot me diell gjatë kësaj jave, temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë celsius

25.07.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell. Temperaturat maksimale gjatë javës priten të arrijnë ditën e marte, ndërsa gjatë ditës së enjte parashihen kushte për reshje shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen […]

Mot me diell gjatë kësaj jave, temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë celsius Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell.

Temperaturat maksimale gjatë javës priten të arrijnë ditën e marte, ndërsa gjatë ditës së enjte parashihen kushte për reshje shiu.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s.