Mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 26 gradë

06.09.2023 Lajme
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Në Prizren temperaturat minimale do të jenë 18 gradë Celsius gjersa maksimalja do të shkojë deri 26 gradë.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.