Mot me diell dhe vranësira sot në Kosovë

21.02.2020

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas njoftimit, reshje të dobëta priten vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga […]

Mot me diell dhe vranësira sot në Kosovë Foto: Ilustrim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas njoftimit, reshje të dobëta priten vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s.