Mot kryesisht me diell, temperaturat maksimale deri në 7 gradë Celsius
- 13.02.2023

Sot, në vendin tonë pritet të mbajë mot i qëndrueshëm meteorologjik, me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -1C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6C e 7C, e deri të premten rriten edhe në 12C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s, nga dita e enjte ndryshon drejtimin në perëndim e jugperëndim.
Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, dhe tendencë të rënies graduale.