Mot jostabil gjatë kësaj jave, priten reshje shiu dhe bore
- 27.02.2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.
Sipas parashikimeve, sot (e hënë) do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Ndërsa, në viset malore pritet të ketë shi me borë.
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
“Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës, zbresin në vlera njëshifrore”, ka bërë të ditur IHMK.
Sipas parashikimeve, ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe herë-herë me riga shiu, derisa, në viset e larta shi me borë. Temperaturat do të mbesin afërsisht të ngjashme.